La Liga nuk është më opsion, Vedat Muriqi 'shënjestrohet' nga gjiganti belg

La Liga nuk është më opsion, Vedat Muriqi 'shënjestrohet' nga gjiganti belg

18:21, 06/07/2022

E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të jetë në Belgikë, pasi Mallorca dhe Lazio nuk gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit te skuadra spanjolle, ekip ku luajti në huazim gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.

Sipas gazetarit italian, Di Marzio raportohet se sulmuesi i Lazios është afër kalimit në kampionatin belg.

Skuadra e Club Brugge është skuadra e cila ka interes për sulmuesin e përfaqueses së Kosovës, teksa mediat në Kosovë raportojnë se lojtari ka arritur marrëveshjen dhe ky transferim do të mbyllet për 10.5 milionë euro, me Muriqin që do të përfitonte 2 milionë euro në vit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco