Bellanova flet si zikaltër: Po realizoj një ëndërr, jam interist që prej fëmijërisë

Bellanova flet si zikaltër: Po realizoj një ëndërr, jam interist që prej fëmijërisë

17:57, 06/07/2022

Raoul Bellanova është edhe zyrtarisht një lojtar i Interit. Pas njoftimit zyrtar nga ana e klubit zikaltër, mbrojtësi i djathtë ka folur për mikrofonat e Inter TV për aventurën e tij të re.

“Është e vështirë të përshkruaj emocionet e mia për momentin, sepse jam duke realizuar një ëndërr që e kam pasur që kur kam qenë i vogël, të luaj për skuadrën time të zemrës.

Shpresoj të shpërblejë besimin që klubi më ka dhënë. Të luaj në San Siro ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Kam luajtur edhe në San Siro përballë Interit siç ka ndodhur vitin e kaluar. Ka qenë shumë emocionuese, Mezi pres të fillojë aventurën me fanellën zikaltër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco