Eksperti i merkatos lë të shtangur futbollistin: As gruaja ime nuk e dinte këtë

Eksperti i merkatos lë të shtangur futbollistin: As gruaja ime nuk e dinte këtë

15:50, 06/07/2022

Mbrojtësi japonez Maya Yoshida ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Schalke 04 dhe në profilin e tij në Twitter ka vlerësuar veçanërisht informacionet e gazetarit sportiv Fabrizio Romano, duke thënë se as gruaja e tij nuk ka ditur për ofertat e mëparshme që kishte refuzuar.

Yoshida mbërriti te Schalke nga Sampdoria si lojtar i lirë, për shkak se i kishte skaduar kontrata me klubin italian dhe pasi mbërriti në Gjermani dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare dhe u prezantua zyrtarisht si lojtar i “Minatorëve”.

Image

“Specialisti i transferimeve” Fabrizio Romano ishte i pari që raportoi se Yoshida do të bëhet lojtar i ri i Schalkes dhe shtoi gjithashtu se japonezi refuzoi ofertën e Trabzonspor nga Turqia, gjë që e habiti veçanërisht Yoshidën.

"Ky njeri është një mrekulli! As gruaja ime nuk e dinte për Trabzonspor", ka shkruar Yoshida.
33-vjeçari në karrierën e tij të deritanishme ka luajtur për Nagoya Grampus, nga ku erdhi në Evropë në vitin 2010 dhe nënshkroi për Venlo. Pas dy sezonesh në këtë klub, ai  iu bashkua Southampton, ku luajti për tetë vjet, dhe më pas luajti për Sampdorian për dy vjet.
Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren japoneze në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco