Kessie: Dua të bëhem si Yaya Toure

Kessie: Dua të bëhem si Yaya Toure

14:31, 06/07/2022

Dita e parë si lojtar i Barcelonës për Franck Kessie. Mesfushori i Bregut të Fildishtë, i cili mbërrin si transferim i lirë nga Milan, ka nënshkruar kontratën me klubin blaugran deri në qershor të vitit 2026. 

Sonte në orën 19:00 do të jetë në fushë nën urdhrat e Xavi-t, për stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e rinj. Për momentin ai nuk ka zgjedhur numrin e fanellës, do të donte 19, por është mbi supet e Ferran Torres, i cili mund ta ndryshojë dhe të marrë numrin 11. 

 

Gjatë prezantimit të tij nga presidenti Laporta, Kessie u shpreh: "Mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të rinj dhe të filloj këtë aventurë të re . Yaya Toure ishte një lojtar i kompletuar, një lojtar i madh. Ëndrra ime është të kem një karrierë si e tij.Arrij në një klub të madh, me të vërtetë dua të dëshmoj vlerën time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco