Ronaldo mungon në stërvitje, largimi nga United më shumë se një hipotezë

Ronaldo mungon në stërvitje, largimi nga United më shumë se një hipotezë

22:58, 05/07/2022

Cristiano Ronaldo mungon për të dytën ditë radhazi në grumbullimin e Manchester United. Sipas klubit portugezi mungon për arsye familjare dhe për momentin nuk dihet se kur do të bashkohet me skuadrën, ndonëse të premten “djajtë e kuq” do të nisin turin në Tailandë dhe Australi.

Klubi ka mohuar se mungesa ka lidhje me zërat e merkatos, por sipas mediave britanike CR7 po tundohet nga ideja për të luajtur në Champions League me fanellën e Chelsea.

Jorge Mendes është takuar me pronarin e “bluve” Todd Boehly për të diskutuar një transferim të mundshëm. Bayerni i Mynihut dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që kërkojnë portugezin, që ka edhe një vit kontratë me United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco