Shkupi dhuron spektakël në ‘Toshe Proeski’, fitore e thellë në sfidën e parë

Shkupi dhuron spektakël në ‘Toshe Proeski’, fitore e thellë në sfidën e parë

22:45, 05/07/2022

Shkupi fiton bindshëm me rezultatin 3-0 kundër Lincoln Red Imps , në një sfidë që e dominuan vendasit, duke e nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në kompeticion më të rëndësishëm për klube.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11’ falë një goli nga Danfa, ndërsa në minutën e 29’ Adetunji do të realizonte një super goditje, duke dyfishuar rezultatin për vendasit, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.

Teksa pjesa e dytë nuk nisi shumë mirë për Shkupin, pasi në minutën e 54’ mbeti me 10 lojtarë, me Margvelashvili mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.

Megjithatë vendasit nuk hoqën dorë dhe në minutën e 62’ rezultati u thellua pas një autogoli nga Chipolina.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Victoria Stadium” dhe nëse ia del të marrë edhe një barazim në sfidën e kthimit, në raundin tjetër Shkupi do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco