Mbyllet ndeshja në “Fadil Vokrri”, Ballkani nuk shkon më shumë se barazim ndaj Zelgiris

Mbyllet ndeshja në “Fadil Vokrri”, Ballkani nuk shkon më shumë se barazim ndaj Zelgiris

22:17, 05/07/2022

Ballkani “ngec” në shtëpi, nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Zelgiris

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Zalgiris në raundin e parë të kualifikueseve në UEFA Champions League.

Në Prishtinë, stadiumin “Fadil Vokrri” kampionët e Kosovës kaluan të parët në avantazh fal realizimit të Nazmi Gripshit pas 15 minutash lojë, por festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 25-të lituanezët barazuan me Oliver Buff.

Në fraksionin e dytë ritmi u ul ndjeshëm dhe pse të besuarit e Dajës kërkuan më shumë fitoren, por në fund pa suksese.

Një rezultat jo komod për Ballkanin që do të luaj ndeshjen e kthimit pas një jave, më 12 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco