Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Miqësorja e parë për Vllazninë, shkodranët triumfojnë në Austri

Miqësorja e parë për Vllazninë, shkodranët triumfojnë në Austri

21:15, 05/07/2022

Duke qenë se Vllaznia, si fituese e Kupës së Shqipërisë, do të luajë ndeshjen e saj të parë në raundin e dytë kualifikues të Conference League, ditën e sotme ka zhvilluar një miqësore dhe e ka fituar atë.

Skuadra shkodrane ndodhet në Austri, ku po zhvillon fazën parapërgatitore. Këtë të martë ekipi i Mirel Josës është ndeshur në një miqësore me ekipin e Traiskirchen, që ishte ndeshja e parë miqësore për skuadrën shkodrane.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa do të duhej minuta e 76’, që Kristjan Vulaj të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’i dhuronte fitoren ekipit shkodran.

Ndeshjen e parë në Conference League, Vllaznia do e luajë ndaj Graiova-s më 21 korrik në shtëpi, ndërsa në transfertë do të përballet më 28 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco