Di Maria dhe Pogba në Torino, Juventus zyrtarizon 2 blerjet në fundjavë

Di Maria dhe Pogba në Torino, Juventus zyrtarizon 2 blerjet në fundjavë

20:03, 05/07/2022

Po merr jetë rikthimi i Paul Pogba te Juventusi: francezi do të jetë në Torino këtë fundjavë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me bardhezinjtë, pas 6 viteve të kaluar në Premier League.

Të shtunën mesfushori do të firmosë për 4 vitet e ardhshme me “zonjën e vjetër” dhe më pas do të nisë zyrtarisht aventurën e tij të dytë në Torino.

Të shtunën pritet që edhe Angel Di Maria të zbarkojë në Torino, për të firmosur kontratën me Juventusin. Të hënën të dy lojtarët pritet që të jenë në dispozicion të Allegrit, pasi në 11 korrik është vendosur që të nisë grumbullimi i skuadrës bardhezi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco