Inzaghi: Besojmë shumë tek Asllani, Lukaku do të sjellë gola dhe...

Inzaghi: Besojmë shumë tek Asllani, Lukaku do të sjellë gola dhe...

19:16, 05/07/2022

Sezoni 2022-2023 i Interit është gati për të nisur dhe për ta prezantuar ka menduar trajneri Simone Inzaghi:

“Objektivi ynë është që të jemi konkurrues dhe të fitojmë titullin kampion. Nisemi pas Milanit dhe janë të paktën 5 skuadra që janë në garë për titullin, por ne duam që të arrijmë këtë objektiv.

Lukaku është një blerje e madhe që do të na japë zgjidhje të reja në fazën sulmuese. Asllani është një lojtar shumë i ri, që duket më i pjekur se mosha që ka. E di që në rolin e tij luan Brozovic dhe që duhet të vjedhë nga eksperienca e shokëve të tij. E kemi ndjekur për një vit të tërë, ka cilësi dhe është në rritje. Besojmë shumë tek ai”, ka thënë tekniku zikaltër.

Inzaghi ka komentuar edhe merkaton në dalje: “Merkato është e paparashikueshme, por jam i qetë sepse me këta drejtues kanë treguar që janë shumë të zotë’, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco