Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Djokovic mposht talentin italian dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Djokovic mposht talentin italian dhe kualifikohet në gjysmëfinale

18:51, 05/07/2022

Novak Djokovic ishte autor i një përmbysje madhështore në çerekfinalen e Wimbledon teksa përballë kishte italianin Jannik Sinner, numrin tre në renditjen botërore.

Tenisti serb ishte duke humbur me rezultatin 0-2, megjithatë gjeti forcat dhe në fund fitoi me shifrat 3-2 (5-7, 2-6, 6-3, 6-2, 6-2).

Talenti 20-vjeçar u duk se do të përmbushte një tjetër surprizë në terrenin britanik, teksa më parë eliminoi Alcaraz apo Isner.

Gjithsesi, përballë ishte një ekspert si Nole (fitues i 20 titujve Grand Slam), i cili me eksperiencën e tij nuk e humbi për asnjë moment qetësinë dhe ia doli të kualifikohej kështu në gjysmëfinalen e Wimbledon teksa përballë do të ketë fituesin e çiftit Goffin-Norrie.

Djokovic tashmë është në rrugë për titullin e tetë të Wimbledon që do të ishte edhe i katërti radhazi. Kujtojmë se Wimbledon mund ta ndiqni në Supersport përmes platformës Digitbalb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco