Laçi ‘blindon’ portën, kurbinasit firmosin me portierin 32-vjeçar

Laçi ‘blindon’ portën, kurbinasit firmosin me portierin 32-vjeçar

17:22, 05/07/2022

Klubi kurbinas ka arritur marrëveshjen me portierin 32-vjeçar, Klajdi Kuka.

Gardiani kryeqytetas nuk do të jetë në dispozicion të Laçit për dy sfidat e para eliminatore ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, pasi nuk është federuar në kohë, megjithatë do të nisë përgatitjet për të qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Duro.

Klajdi Kuka ka një karrierë të pasur, kryesisht në Kategorinë e Parë, ku ka veshur fanellën e skuadrave si Kastrioti, Dinamo, Vora, Turbina, Besa, Tomori e Tërbuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco