Barcelona shpëton nga ‘paraziti’ që fitonte 10 milionë euro në vit

Barcelona shpëton nga ‘paraziti’ që fitonte 10 milionë euro në vit

15:46, 05/07/2022

Në Barcelonë ka nisur një spastrim i madh dhe ndër lojtarët e parë që do të largohet nga klubi do të jetë mbrojtësi francez, Samuel Umtiti.

Francezi mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2016 nga Lyon për 25 milionë euro, por pas dy sezoneve të para solide në Camp Nou gjithçka u harrua për shkak të dëmtimeve.

Gjatë gjithë asaj kohe, Umtiti kishte një kontratë fantastike prej rreth 10 milionë euro në vit, kështu që Barcelona u përpoq ta shiste për vite me radhë.

Sezonin e kaluar luajti vetëm një ndeshje dhe në total, në gjashtë vjet në Camp Nou, luajti vetëm 133 ndeshje në të gjitha kompeticion.

Image

Drejtuesit e Barcelonës tani kanë vendosur që të ndërpresin kontratën e Umtitit edhe pse ai ka kontratë deri në fund të qershorit 2026, kështu që francezi do të përfitojë një shumë të majme nga prishja e kontratës.

Ai si lojtar i lirë është sërish interesant për shumë klube dhe mediat franceze pohojnë se Umtiti  do të vazhdojë karrierën te Rennes.

Domethënë, transferimi  është rënë dakord dhe trajneri i Rennes, Bruno Genesio, ka insistuar për ardhjen e tij, sepse më parë e ka trajnuar te Lyon dhe është i njohur me cilësitë e francezit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco