Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zyrtare/ PSG nuk vonon gjatë, klubi francez prezanton pasuesin e Pochettino-s

Zyrtare/ PSG nuk vonon gjatë, klubi francez prezanton pasuesin e Pochettino-s

14:52, 05/07/2022

PSG i dha fund bashkëpunimit me trajnerin Mauricio Pochettino ditën e sotme. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe klubi francez ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Ashtu siç ishte përfolur në media, Christophe Galtier do të marrë drejtimin e klubit parisien.

Një profil me shumë eksperiencë në Ligue 1, teksa ka patur edhe drejtimin e Lille, me të cilët arriti të thyente dominimin e PSG-së dhe të kurorëzohej kampion i Francës 2020-2021, përpara se të merrte Nice të cilën e drejtoi gjatë sezonit 2021-22.

55-vjeçari nënshkroi një kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe tashmë ka detyrën e vështirë të ndërtojë një grup fitues në Europë.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë t’ju njoftojë emërimin e Christophe Galtier si trajner kryesor të ekipit. Tekniku francez ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, deri më 30 qershor 2024” , ka shpjeguar PSG përmes një komunikate për shtyp.

Image

Në konferencën për shtyp të prezantimit, Galtier u shpreh se është i prekur dhe krenar që ndodhet në Paris.

“Jam i prekur dhe krenar. Sapo mbërrita në “Parc des Princes”, pashë fjalinë “Këtu është Paris” dhe kuptova menjëherë pritshmëritë. Duhet t’i bëjmë njerëzit të lumtur dhe përderisa e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë ta’ia dal. Vetëm është shumë e vështirë, por nëse jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të bëjmë shumë mirë. Prania e Lucas Ocampos është padyshim një faktor i rëndësishëm që unë jam këtu,” u shpreh Galtier.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco