VIDEO/ Zaniolo nuk ndalet për t'i takuar, tifozi nuk përmbahet dhe ofendon rëndë lojtarin e Romës

VIDEO/ Zaniolo nuk ndalet për t'i takuar, tifozi nuk përmbahet dhe ofendon rëndë lojtarin e Romës

12:12, 05/07/2022

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në “Trigoria”, në qendrën sportive të Romës, ku ekipi verdhekuq ka nisur grumbullimin për sezonin e ri futbollistik 2022/2023.

Përveç Marash Kumbullës, Chris Smolling, Carles Perez, Eldor Shomurodov dhe dy blerjeve të reja, Nemanja Matic dhe Tiago Pinto, ylli i Romës, Nicolo Zaniolo nuk ka ndaluar makinën për të takuar dhe për të dhuruar autograf për tifozët verdhekuq.

Në këtë moment një tifoz nuk është përmbajtur duke i thënë talentit italian:

“Zaniolo, je një m*t!”

E gjithë kjo situatë duket e lidhur me një largim të mundshëm të 23-vjeçarit nga kryeqyteti italian me destinacion Torinon me fanellën e Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco