Matthijs de Ligt zgjedh klubin e tij të ardhshëm!

Matthijs de Ligt zgjedh klubin e tij të ardhshëm!

11:53, 05/07/2022

“Ta mbyllesh kampionatin në vendin e katërt për dy vite radhazi nuk mjafton, këtë e di edhe Juventusi. Pra, duke qenë Juventus, ne duhet të ndërmarrim hapa. Unë jam një lojtar i Juventusit, kështu që jam i fokusuar në ekip. Ka diskutime të vazhdueshme mes meje dhe Juventusit. Sapo të vijë momenti i duhur, do të vendos të zgjas ose të shikoj më tej” , u shpreh Matthijs de Ligt në fillim të muajit, me kontratën që i skadon në qershor 2024 me bardhezinjtë.

I pasigurt për të ardhmen, mbrojtësi holandez (38 paraqitje, 2 gola) ka përfunduar në radarët e disa klubeve të njohura europiane. Siç ju zbuluam së fundmi, klubi i Chelseat ka tentuar më së shumti për të transferuar 22 vjeçarin në “Stamford Bridge” . Po, por tashmë, një tjetër kandidat ka hyrë në garë fuqishëm dhe duket se mund ta ndryshojë tërësisht situatën.

Drejtuesit e klubi gjerman kanë bindur Matthijs de Ligt!

Sipas informacioneve të fundit nga Sky Sport, të konfirmuara nga media të ndryshme gjermane, Bayern Munich dëshiron të tërheqë edhe ish-lojtarin e Ajax. I vendosur për ta bërë holandezin “shefin” e ri të mbrojtjes, Julian Nagelsmann me sa duket ka gjetur njeriun e duhur, pasi edhe vetë lojtari është bindur nga projekti i bavarezëve.

I joshur nga bisedimet që pati me Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, De Ligt duket se e ka marrë vendimin për t’iu bashkuar gjermanëve në këtë merkato.

Te Bayern Munich, De Ligt do të gjente miqtë e tij Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui, të transferuar po nga Ajax. Të interesuar edhe në verën e 2019, bavarezët duket se tashmë janë në objektiv. Pavarësisht të gjithave, nuk është 100% e sigurt. Nëse klauzola e lirimit të lojtarit është 120 milionë euro, klubi torinez do të ishte gati të hynte në bisedime për rreth 80 milionë euro. Një shumë e cila për momentin duket problematike për drejtuesit e Mynihut të cilët dëshirojnë të lidhin marrëveshjen për një maksimum prej 60 milionë euro. Përveç kësaj, Chelsea do të ishte ende në pole në këtë çështje. Vazhdon...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco