Pritej të transferohej në Amerikë, e ardhmja e Vrionit merr kthesë të papritur

Pritej të transferohej në Amerikë, e ardhmja e Vrionit merr kthesë të papritur

10:42, 05/07/2022

Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni ishte shumë pranë transferimit tek New England Revolution, por mundësia e një transferimi te Genoa duket se ka ndryshuar skenarin.

Juventus dhe Genoa po punojnë me hapa të shpejtë për të arritur një  marrëveshje që do të çonte Andrea Cambiaso-n në Torino.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, kushtet e operacionit mund të ndryshojnë: konkretisht, duke pasur parasysh se Dragusin nuk dëshiron kalimin tek Genoa, bardhezinjtë mund të përfshijnë Xhakomo Vrionin, të cilit mesa duket i ka pëlqyer kjo ide. Mbetet për t’u parë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco