Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Çfarë prodhoi protesta e 20 Shkurtit për opozitën?

Rikthehet në stërvitje me ekipin, Kjaer: Kisha 7 muaj që e prisja këtë ditë

Rikthehet në stërvitje me ekipin, Kjaer: Kisha 7 muaj që e prisja këtë ditë

21:53, 04/07/2022

Një nga lajmet pozitive për Milanin në këtë fillim sezoni është padyshim rikthimi i Simon Kjaer, që ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi sezonin e kaluar.

“Kisha 7 muaj që prisja këtë ditë. Jam shumë i lumtur që jam këtu me djemtë dhe që do të rifilloj të luaj futboll. Jam mirë, kam punuar shumë. Fizikisht jam gati, bëra pak pushime me familjen, ndonëse mendjen e kisha vetëm tek rikthimi në fushë. Për 4 muaj pashë statistikat dhe e di se kush janë objektivat e mi.

Titulli? Jemi të gjithë të lumtur, por edhe pak në presion për këtë vit. Mendoj që mund të rritemi dhe të përmirësohemi. Pritshmëritë janë të larta, jemi Milani, fituam titullin dhe është e drejtë të jetë kështu”, ka thënë mbrojtësi danez për Milan TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco