U rikthye pas një viti te Vllaznia, Marku: Zgjedhje shpirtërore, ja pse ika nga Partizani

U rikthye pas një viti te Vllaznia, Marku: Zgjedhje shpirtërore, ja pse ika nga Partizani

17:10, 04/07/2022

Pas vetëm një viti me fanellën e Partizanit, Herlad Marku vendosi të kthehej në Shkodër, ku ka përjetuar momentet më të bukura të karrierës së tij. Në një prononcim për faqen e klubit kuqeblu, mesfushori shpjegon dhe arsyet që e çuan drejt divorcit me të kuqtë.

“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani, për këtë arsye, pas bisedave me drejtuesit e klubit, mendova se më e mira për mua ishte të shkepusja bashkëpunimin me këtë skuadër. Pastaj zgjedhja për t’u rikthyer te Vllaznia, të them të drejtën ka qenë shpirtërore. Tek kjo skuadër kam kaluar emocione shumë të bukura dhe prandaj dua që t’i ripërjetoj.”

Marku foli edhe për pritjen që i kanë bërë te Vllaznia, ku nuk rigjen shumë lojtarë me të cilët ka luajtur deri pak më shumë se një vit me parë, por as të njëjtin trajner.

Më kanë pritur shumë mirë, këtu mbizotëron një atmosferë pozitive. Kam gjetur lojtarë të rinj, që më kanë afruar me grupin.

Impenjimi i parë i Vllaznisë për sezonin e ri është në Conference League, përballë Universitateas së Craiovës.

Do të jetë një përballje e vështirë, sepse skuadra rumune ka nivel të lartë. Por edhe ne besojmë te forca jonë dhe do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Mesazh për tifozët? Ata janë më të mirët, e kanë mbështetur ekipin sa herë ka pasur nevojë, përfundoi Marku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco