Formula 1/ Historike për pilotin e Ferrarit, arrin ‘pole position’ e parë në karrierë

Formula 1/ Historike për pilotin e Ferrarit, arrin ‘pole position’ e parë në karrierë

18:28, 02/07/2022

Carlos Sainz fiton “pole position” për Çmimin e Madh të Britanisë, që korrespondon me garën e 10-të të Formula 1 në këtë sezon.

Për spanjollin e Ferrarit është hera e parë në karrierë që fiton “pole position”, duke lënë pas Max Vesrtappen për vetëm 72 të mijtat.

Ferrari tjetër i Charles Leclerc do të niset në rreshtin e dytë, i ndjekur nga Red Bulli i Sergio Perez.

“Pole position” i parë nuk harrohet kurrë dhe nëse arrin në një pistë ikonike dhe historike për F1, sigurisht që ka një shije unike.

Carlos Sainz ishte i mrekullueshëm, spanjolli i befasoi të gjithë në fund të një sesioni kualifikues të ndikuar nga reshjet e shiut.

Në pistën e lagësht e drejtoi në mënyrë të përsosur “kokëkuqen” e tij, për ëndërruar pse edhe suksesin në garë.

Piloti madrilen, megjithatë, do të duhet të luftojë në fillim me Max Verstappen, i cili me siguri do të jetë agresiv që në kthesën e parë për të parakaluar Ferrarin e spanjollit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco