Sporti anglez në zi, ndërron jetë ish-portieri i Manchester United

Sporti anglez në zi, ndërron jetë ish-portieri i Manchester United

15:25, 02/07/2022

Ish-portieri i Glasgow Rangers dhe Manchester United, Andy Goram ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë (kancer i ezofagut).

Ish-futbollisti skocez filloi të mos ndihej mirë 11 javë më parë dhe humbi shumë peshë. Në fillim ai mendoi se kishte "dispepsi të rëndë", dhe kontaktoi mjekun e tij pasi dhimbja u bë e padurueshme dhe më pas u dërgua në spital për analiza të mëtejshme.

Image

“Do të luftoj siç nuk kam luftuar kurrë më parë”, tha Goram pasi mjekët i dhanë lajmin e keq, por sëmundja ishte përhapur në mëlçi, në mushkërinë e djathtë, në tre rruaza dhe në brinjë dhe fatkeqësisht nuk kishte asnjë shpresë.

Goram e nisi karrierën e tij te Oldham Athletic në Angli dhe fitoi gjashtë tituj të ligës skoceze në shtatë vjet pasi u bashkua me Rangers nga Hibernian në 1991.

Si lojtar i huazuar, ai ishte pjesë e skuadrës së Manchester United që fitoi Premier League në sezonin 2000/2001, duke bërë dy paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco