Transferim bombë në Angli: Sterling largohet nga City dhe kalon tek rival i madh në Premier League

Transferim bombë në Angli: Sterling largohet nga City dhe kalon tek rival i madh në Premier League

15:08, 02/07/2022

Futbollisti anglez Raheem Sterling do të luajë me fanellën e Chelseat sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat në Angli, duke bërë të ditur se blutë janë një hap larg marrëveshjes me Manchester Cityn.

Sterling qëndroi shpesh në stol sezonin e kaluar, teksa tashmë kishte zëra se ai mund të largohej nga klubi nga Manchesteri gjatë merkaton së verës, veçanërisht për shkak se kontrata e tij me “Qytetarët” është e vlefshme deri në vitin 2023.

Menaxheri i Bluve, Thomas Tuchel beson se Sterling do të ishte një përforcim ideal, veçanërisht pasi e ardhmja e Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic është e pasigurt.

Pritet që një ofertë prej 50 milionë euro t'i mjaftojë Manchester Cityt për të shitur sulmuesin e tyre.

Sterling është 27 vjeç dhe deri më tani ka luajtur për Liverpoolin dhe Manchester Cityn, ndërsa Citizens iu bashkua për 44 milionë euro.

Sterling luajti gjithsej 339 ndeshje me fanellën e Manchester Cityt, duke shënuar 131 gola dhe duke dhuruar  95 asistime. Në sezonin e fundit ai luajti gjithsej 47 ndeshje ku shënoi 17 gola dhe dhuroi nëntë asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco