Atleti shkodran kalon në finale, thyen rekordin kombëtar në Lojërat Mesdhetare

Atleti shkodran kalon në finale, thyen rekordin kombëtar në Lojërat Mesdhetare

13:18, 02/07/2022

Atleti shqiptar Franko Burraj ka arritur të kualifikohet në finalen e sotme të Lojërave Mesdhetare në 400 metra. Në “Oran 2022” të Algjerisë, Burraj vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 46.26 sekonda (vendi i 3), duke përmirësuar kështu rezultatin e mëparshëm 46.48 që ishte vendosur po nga vetë ai. Tanimë pritet që Burraj të jetë pretendent për një medalje me flamurin kuqezi.

Njoftimi i KOKSH:

Franko Burraj fluturon drejt finales për të rrëmbyer medalje në Oran 2022.Atleti garoi në kualifikueset e 400 metrave, duke dalë i dyti në baterinë 3, me kohën 46.26. Me këtë kohë dhe renditje në bateri, Burraj kualifikohet direkt në finalen e së shtunës, ndërsa shkodrani ka regjistruar kohën tretë më të mirë me 18 atletëve që garuan në këtë disiplinë në Lojërat Mesdhetare ka thyer rekordin kombëtar në 400 metra, që mbahej nga atleti kuqezi me kohën 46.48.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco