Neymar dhe Jesus kanë të njëjtat tatuazhe që fshehin një histori suksesi dhe frymëzuese

Neymar dhe Jesus kanë të njëjtat tatuazhe që fshehin një histori suksesi dhe frymëzuese

10:50, 02/07/2022

Tatuazhet janë një fenomen shumë i zakonshëm mes futbollistëve ditët e sotme.

Disa futbollistë bëjnë tatuazhe vetëm për t'u dukur më bukur, ndërsa disa e bëjnë për të shënuar një moment në jetën e tyre ose për t'ia dedikuar dikujt që do të thotë shumë për ta.

Neymar dhe Gabriel Jesus janë miq dhe bashkëlojtarë për një kohë të gjatë në kombëtaren braziliane dhe pas tyre është një histori e mrekullueshme për dëshirën për sukses. Pikërisht për këtë ata vendosën të bënin një tatuazh identik.

Shumë futbollistë brazilianë kanë kaluar një rrugë të vështirë, duke ardhur nga varfëria e duke u bërë njerëz me famë botërore. E tillë është historia pas Neymar dhe Jesus, një dyshe që u përpoqën për sukses dhe dinin se çfarë donin që në fëmijëri, edhe pse kushtet ishin më se të vështira.

Ja pse këta sulmues të kombëtares braziliane kanë tatuazhe identike në trup. Është një foto e një djali që ëndërron të bëhet një futbollist i famshëm në një lagje të varfër favela. Kjo është pikërisht ajo që Jesus dhe Neymar arritën të bëhen.

Neymar bëri fillimisht tatuazhin dhe më pas u pasua nga lojtari i ri i Arsenalit, i cili pak ditë më parë u largua nga Manchester City.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco