Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Gabim trashanik në Lojërat Mesdhetare! Luiza Gega merr medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar

VIDEO/ Gabim trashanik në Lojërat Mesdhetare! Luiza Gega merr medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar

22:48, 01/07/2022

Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në Algjeri, duke siguruar medaljen e artë në garën e 3000 metrave teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës. Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare pas asaj të “Tarragona 2018”.

Image

Ndërkohë, teksa atletja rekordmene u ngjit në podium për të marrë medaljen e artë në Algjeri, një episode jo i këndshëm u regjistrua, pasi në sfond u vendos himni i gabuar dhe jo ai u Shqipërisë. Ekipi shqiptar qëndroi në pritje, derisa organizatorët rregulluan gafën dhe vendosën himnin kombëtar të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco