Medalje e artë dhe rekord i ri kombëtar, Luzia Gega shkëlqen në Lojërat Mesdhetare

Medalje e artë dhe rekord i ri kombëtar, Luzia Gega shkëlqen në Lojërat Mesdhetare

21:25, 01/07/2022

Luiza Gega ka arritur të fitojë medaljen e arit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Atletja shqiptare e dominoi totalisht garën e 3000 metrave me pengesa, duke e mbyllur në vendin e parë.

Image

Gega shkëlqeu në Algjeri, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Image

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Image

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco