Merkato/ Lista prestigjioze e lojtarëve që mund të transferohen falas më 1 korrik

Merkato/ Lista prestigjioze e lojtarëve që mund të transferohen falas më 1 korrik

20:00, 01/07/2022

Kaq, jemi në 1 korrik, që do të thotë se kontratat kanë kaluar në sezonin 2022/2023. Kjo ka efektin e lirimit zyrtar të lojtarëve që ishin ende të lidhur me një klub deri më 30 qershor. Ka shumë në këtë situatë, veçanërisht emra të mëdhenj, e ardhmja e të cilëve nuk dihet ende, por ka edhe nga ata që e kanë vendosur se për kë klub do të luajnë. Paul Pogba, për shembull, sheh përfundimin e kontratës së tij me Manchester United. Mesfushori francez pritet të nënshkruajë për Juventusin pasi gjithçka duket gati për ta mirëpritur.

Në Torino, Pogba nuk do të gjejë Federico Bernardeschi-n dhe njëfarë Paulo Dybala . Largimi i këtij të fundit është bërë i ditur prej disa javësh. Për futbollistin argjentinas ka disa klube të interesuara, por nw “pole” qëndron skuadra e Interit, por që për momentin ende asgjë nuk është finalizuar. Mund të ketë një kryqëzim të futbollistëve argjentinas në Torino pasi Angel Di Maria, i lënë i lirë nga PSG, pritet të nënshkruaj për bardhezinjtë edhe pse nuk është marrë asnjë vendim për momentin. Thuhet se Di Maria është në pritje të propozimit të Barcelonës për të zgjedhur.

Ngaqë blaugranët po humbasin Ousmane Dembele. Negociatat nuk patën një rezultat pozitiv dhe kampioni i botës me Francën u largua nga Katalonja. PSG dhe Chelsea janë ekipet e interesuara. Për t'u hakmarrë, Barça pret ardhjen e Franck Kessie dhe Andreas Christensen , kontratat e të cilëve kanë përfunduar përkatësisht në anën e Milan dhe Chelsea. Blutë humbasin edhe një lojtar emblematik si Cesar Azpilicueta , po ashtu pa kontratë. Spanjolli mund të shoqërojë Christensen në Katalonjë.

Christian Eriksen pritet të qëndrojë në Premier League, por jo domosdoshmërish te Brentford që e “ringjalli”.  Manchester United po e sheh me vëmendje situatën danezit. Jesse Lingard , i lënë i lirë nga Djajtë e Kuq, ende nuk e ka gjetur ekipin e duhur, edhe pse është përfolur se ka nënshkruar me West Ham. Përsa i përket skuadrave italiane, Andrea Belotti largohet nga Torino, ku kishte shënuar 113 gola që nga viti 2015. Luiz Felipe largohet nga Lazio dhe Alessio Romagnoli nga Milan. Zlatan Ibrahimovic nuk ka rinovuarme lombardët.

Në Portugali, Chancel Mbemba e gjen veten pa klub, ndërsa në Spanjë aventura e Serge Aurier përfundoi te skuadra e Villarrealit, ashtu si ajo e Luis Suarez në Atletico Madrid apo e Isco-s dhe Marcelo-s te Reali. Uruguaiani mund të largohet për te River Plate. Bashkëkombasi i tij Edinson Cavani ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Për sulmuesin ka interes nga disa klube të La Liga-s dhe Serie A.

Sa i përket lojtarëve të Ligue 1, Xeka është ende pa klub, por mbi të gjitha kampioni i botës Djibril Sidibe , i cili mund të blihet me kosto më të ulët. Në të njëjtin pozicion, Junior Sambia , një kohë i përfolur te Marseja, është gjithashtu i lirë. Mund të ketë lëvizje për të provuar me Cesc Fabregas , Timothee Kolodziejczak dhe Farid Boulaya , madje edhe me ish lojtarët e Ligue 1 Zinedine Ferhat , Joao Moutinho , Keita Balde dhe Nicolas Nkoulou . Në fund, Juan Mata dhe Dan-Axel Zagadou janë gjithashtu pa kontratë që nga dita e djeshme. Ka shumë lojtarë në qarkullim të cilët janë në kërkim të një klubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco