E papritur/ Vrioni i befason të gjithë me klubin e ri, ja ku do të transferohet sulmuesi kuqezi

E papritur/ Vrioni i befason të gjithë me klubin e ri, ja ku do të transferohet sulmuesi kuqezi

17:07, 01/07/2022

Një lajm surprizë vjen nga merkato në lidhje me Xhakomo Vrionin.

Kur pritej që të transferohej tek klubi belg i Charleroit, sulmuesi kuqezi i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Vrioni është një hap larg zyrtarizimit tek klubi i MLS, Neë England Revolution.

Këta të fundit kanë vendosur të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse. Shifra që kanë kënaqur drejtuesit bardhezi që i kanë dhënë “dritë jeshile” këtij operacioni ndërsa mesa duket Vrionin në sezonin e ardhshëm do ta shohim të konkurrojë me emra si Bale apo Chiellini, edhe pse pritshmëritë ishin që 23-vjeçari të qëndronte si protagonist në një kampionat elitar në Europë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco