Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Hajduti rezolutë për korrupsionin

Vllaznia mëson emrat e arbitrave për sfidën e Conference League

Vllaznia mëson emrat e arbitrave për sfidën e Conference League

15:52, 01/07/2022

Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e raundit të dytë në Conference League, atë ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës.

Sfidën e parë të besuarit e trajnerit Mirel Josa e luajnë në shtëpi më datë 21 korrik ndërsa atë të kthimit një javë më pas më datë 28 në transfertë.

Sakaq, për ndeshjen e “Loro Boriçit”, UEFA ka zyrtarizuar edhe trupën arbitrare që do të ndajë drejtësi.

Kështu, do të jetë një katërshe irlandeze ajo që ka marrë besimin për të vendosur rregull në fushë teksa kryesor është Paul McLaughlin.

42-vjeçari është arbitër i FIFA-s prej vitit 2014-të ndërsa ka gjykuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare.

Sakaq, asistentë të McLaughlin do të jenë Eoin Michael Harte dhe Christopher Campbell ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është Kevin O’Sullivan.

Kujtojmë se ekipi shkodran aktualisht është i grumbulluar në Austri teksa nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa punojnë për të ardhur në formë e duhur izike ndërsa në ndihmë pritet t’i vijnë edhe disa ndeshje miqësore të programuara pikërisht në tokën austriake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco