Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Njihuni me 10 transfertat më të shtrenjta të historisë së futbollistëve

Njihuni me 10 transfertat më të shtrenjta të historisë së futbollistëve

14:57, 01/07/2022

Merkato verore është në orët e para, por klubet kanë filluar të lëvizin me shpejtësi, kjo për shkak se, kampionatet këtë vit do të nisin shumë më shpejtë për shkak të Kupës së Botës.

Transferimet e bujshme nuk kanë munguar, me Manchester City që transferoi në “ishull” Erling Haaland nga Borussia Dortmund, Darwin Nunez nga Benfica te Liverpool apo rikthimi i Romelu Lukakut te Inter.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre lëvizjeve apo emrave, merkato e këtij vitit duket shumë larg “rekordeve” të frikshme të vendosura vite më parë.

Natyrisht në këtë aspekt kanë ndikuar shumë faktor, ku më kryesori është ndikimi i drejtpërdrejtë i pandemisë Covid-19.

Por kush janë 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit deri më sot?

Lista kryesohet nga Neymar, i cili verën e vitit 2017 la Barcelonën për Paris Saint-Germain, me francezët që tronditën të gjithë me këtë transferim që preku shifrën totale të 222 milionë eurove.

I dyti në listë është përsëri një shpenzim i kampionëve të Francës, Kylian Mbappe i cili u transferua në Paris nga Monaco për shumën totale, 180 milionë euro.

Podiumi plotësohet me Joao Felix. Portugezi u transferua te Atletico Madrid verën e vitit 2019 për 126 milionë euro, shumë e cila u arkëtua nga Benfica.

Në vendin e katërt është Coutinho nga Liverpool te Barcelona, me katalanasit që shpenzuan 160 milionë euro, ndërsa në vendin e pestë renditet Griezmann për vlerën e 120 milionë eurove nga Atletico te Madrid te Barcelona.

Vitin e kaluar, në merkaton e vërës 2021 transferimi rekord ishte blerja e Jack Grealish nga Man. City, me “Citizens” që shpenzuan 117 milionë ero te Aston Villa, për momentin transferimi i 6 më i shtrenjtë në histori.

Po ashtu, vitin e kaluar një tjetër goditje ishte transferimi i Lukakut nga Inter te Chelsea për shumën e 115 milionë eurove.

Më pas renditen, Dembele nga Dortmund te Barcelona për 105 milionë euro, Pogba nga Juventus nga United për shumën e 105 milionë eurove dhe në fund, në vendin e 10-të, Gareth Bale në vitin 2013, nga Tottenham te Real Madrid, me madrilenët të cilët depozituan në arkat e londinezëve 100.8 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco