Lega Serie A publikon datën dhe vendin e Superkupës së Italisë

Lega Serie A publikon datën dhe vendin e Superkupës së Italisë

14:41, 01/07/2022

Lega Serie A ka bërë publike datën e Superkupës të Italisë, takim që do të luhet në 18 janar në Riad të Arabisë Saudite, në një orar që mbetet për tu përcaktuar.

Milani, kampionia në fuqi e Italisë, dhe Interi, fituesja e Kupës së Italisë, do të kërkojnë të bëjnë të vetin trofeun e parë sezonal në vend në fillim të vitit të ardhshëm.

“Orari i ndeshjes do të vendoset në bashkëpunim me organizatorët lokal”, specifikon Lega në njoftimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco