Napoli përgatit planin për të afruar Adnan Januzaj

Napoli përgatit planin për të afruar Adnan Januzaj

12:34, 01/07/2022

Adnan Januzaj është kthyer në “modë” për Napolin. Klubi italian prej kohësh ka pëlqim për 27-vjeçarin me origjinë kosovare.

Kontrata e sulmuesit me Real Sociedad përfundoi dje dhe palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Kjo gjë i pëlqen shumë klubit të Napolit, që sipas raportimeve nga mediet italiane po e studion mirë sulmuesin dhe pritet që shumë shpejt t’i bëjë edhe ofertë, duke qenë se Politano po merr në konsideratë largimin nga klubi italian.

Pavarësisht se gjatë sezonit që u mbyll Januzaj nuk pati një rendiment shumë të mirë, pasi në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet shënoi vetëm 5 gola dhe dha 3 asiste, 27-vjeçari është një fiksim i vjetër për italianët, të cilët tashmë duke shumë afër realizimit të kësaj dëshire.

Megjithatë duhet theksuar se pas eksperiencave në Angli, Gjermani dhe në Spanjë, një përvojë në Itali do e bënte më shumë se të plotë CV-në e Adnan Januzajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco