Klubi spanjoll nis negociatat për Manajn, interes edhe nga Anglia

Klubi spanjoll nis negociatat për Manajn, interes edhe nga Anglia

12:09, 01/07/2022

Pas sezonit të mirë në Serie A, ku ishte mes protagonistëve të mbijetesës së Spezia-s, Rey Manaj u kthye te Barcelona, klubi që zotëron kartonin e tij.

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares mund të largohet menjëherë nga gjigandët katalanas. 25-vjeçari mund të qëndrojë në La Liga, aty ku interes konkret ka shfaqur Getafe.

Klubi i elitës spanjolle ka nisur negociatat me Barcelonën, për transferimin e lojtarit. Bisedimet janë në fazë të avancuar, edhe sepse Getafe synon të mposhtë konkurrencën e Watford. Klubi që sezonin e kaluar ra nga Premier League, kërkon përforcime cilësore, për t’u rikthyer menjëherë në elitën e futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco