Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mesfushori i pakënaqur te Barcelona, Igli Tare përfiton për ta sjellë te Lazio

Mesfushori i pakënaqur te Barcelona, Igli Tare përfiton për ta sjellë te Lazio

12:07, 01/07/2022

Riqui Puig pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. Mesfushori 22-vjeçar është i pakënaqur me minutazhin në “Camp Nou” dhe në drejtim të tij ka disa oferta konkrete.

Pak ditë më parë, Valencia kishte bërë një ofertë konkrete në zyrat e klubit katalan, por situata ka ndryshuar pasi Igli Tare Lazio është futur në garë për spanjollin për ta sjellë te Lazio.

Italianët po kërkojnë për një mesfushor me cilësi dhe Puig konsiderohet si lojtari ideal, e mbi të gjitha, Lazio e konsideron si një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm dhe që në Serie A mund të bëjë diferencën.

Valencia dhe Gattuso shpresojnë te fakti se Riqui ka prioritet kampionatin spanjoll, por tani mund të intrigohet nga ideja për të ndryshuar ambient dhe ligë, ndërsa Barcelona tani po pret për ofertën më të mirë.

Puig debutoi me Barcelonën në La Liga në sezonin 2018-2019 dhe në total numëron 60 ndeshje dhe 2 gola në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco