Kristjan Asllani kalon me sukses një tjetër testim

Kristjan Asllani kalon me sukses një tjetër testim

09:21, 01/07/2022

Kristjan Asllani ka kaluar dy ditë vërtetë të rëndësishme dhe impenjative, që vulosën transferimin e tij te Interi, ku firmosi një kontratë 5-vjeçare dhe u prezantua zyrtarisht pasditen e djeshme.

Por krahas impenjimit me vizitat mjekësore, mesfushori 20-vjeçar kuqezi ka pasur një tjetër test ditën e djeshme, pikërisht atë për t’u pajisur me leje drejtimi.

Siç raporton Sky Sport, Kristjan Asllani e ka kaluar me sukses edhe këtë testim, duke u pajisur me leje drejtimi, ndaj tani do të ketë mundësi të shkojë vetë në stërvitjen e zikaltërve, pa pasur nevojë që ta shoqërojnë familjarët e tij.

Asllani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 1.2 milionë eurosh në sezon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco