Urimi i presidentes Osmani për Distrinë dhe Flakën: Faleminderit që e rikonfirmuat Kosovën si superfuqi të xhudos

Urimi i presidentes Osmani për Distrinë dhe Flakën: Faleminderit që e rikonfirmuat Kosovën si superfuqi të xhudos

22:53, 29/06/2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar xhudistet Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha për suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Në garën që zhvillohet në Algjeri, Distria fitoi medaljen e artë, ndërsa Flaka atë të bronztën.

“Urime kampioneve tona Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha që sollën sot në shtëpi dy medalje në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’”.

“Këmbëngulja, talenti dhe motivimi juaj, janë frymëzim për kaq shumë vajza dhe djem të rinj. Faleminderit që e rikonfirmuat Kosovën si superfuqi të xhudos!”, ka shkruar presidentja në "Twitter".

Në finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria triumofi ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz, derisa në luftën për vendin e tretë, Flaka e mposhti e mposhti turken Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco