Partizani e mbyll në ‘paqe’ miqësoren ndaj kampionëve të Sllovenisë, realizon sërish ish-lojtari i Tiranës

Partizani e mbyll në ‘paqe’ miqësoren ndaj kampionëve të Sllovenisë, realizon sërish ish-lojtari i Tiranës

20:56, 29/06/2022

Është mbyllur në një barazim me gola testi i fundit miqësor për Partizanin.

Në ndeshjen e luajtur sot përballë kampionëve të Sllovenisë Maribor, të kuqtë kanë fiksuar rezultatin 1 - 1.

Pjesa e parë foli për “Demat” të cilët kaluan në avantazh me të sapoardhurin, Engjjël Hoti, i cili realizoi në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë, ishte Brniç i cili barazoi shifrat për Mariborin në minutën e 50’, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

Tani skuadra e kuqe do të fillojë nga përgatitjet për sfidën përballë Saburtalos që do të luhet në datën 7 korrik në Gjeorgji, e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e kthimit në “Air Albania” një javë më pas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco