Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Big Boss është rikthyer’/ Zhang zyrtarizon Lukakun nga selia e klubit të Interit

‘Big Boss është rikthyer’/ Zhang zyrtarizon Lukakun nga selia e klubit të Interit

20:20, 29/06/2022

I rikthyer me bujë të madhe te Chelsea në verën e vitit 2021, Romelu Lukaku tashmë po largohet nga “Blutë”, këtë herë nga dera e pasme, pas një viti zhgënjyes. Sulmuesi belg është rikthyer te Interi në formë huazimi.

Ndërkohë që prisnim domosdoshmërisht një njoftim për shtyp, klubi milanez publikoi një video të presidentit, Steven Zhang për të zyrtarizuar rikthimin e një elementi që kishte gjetur rrjetën 64 herë dhe kishte dhuruar 16 asistime në 96 ndeshje me zikaltërit mes viteve 2019 dhe 2021. Madje më pas është publikuar një foto në rrjetet sociale të klubit,.

Biseda midis tyre:

Zhang - "Jam në tarracën e selisë së Interit dhe shiko kë kam këtu..."

Lukaku - "Jam kthyer djema"

Zhang - "Po, Big Boss është kthyer sërish. Jeni i lumtur?"

Lukaku - "Jam vërtet i lumtur dhe faleminderit për besimin"

Zhang - "Është një dejavu, kthimi këtu"

Lukaku - "Të kujtohet tre vjet më parë, ende këtu?"

Zhang - "Duket si dje"

Zhang - "Pra .. A do të shënojmë shumë gola në San Siro?"

Lukaku - "Jam këtu për këtë"

Zhang - "Është një premtim"

Lukaku - "Unë i mbaj, ti e di"

Zhang - "Faleminderit që u ktheve"

Lukaku - "Faleminderit për besimin"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco