Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

 Klubi anglez ofron 12 milionë euro për Muriqin

Klubi anglez ofron 12 milionë euro për Muriqin

18:47, 29/06/2022

E ardhmja e Vedat Muriqit është duke ende pezull.

Pasi e mbylli huazimin te Mallorca, sulmuesi kosovar është rikthyer përkohësisht në Lazio.

Klubi italian nuk e ka ndërmend ta mbajë më në ekip pas eksperiencës dëshpëruese që e pati për një vit e gjysmë në kryeqytetin italian.

Dhe, interesimi i klubeve evropiane për 28 vjeçarin nuk mungon. Së fundmi, në garë për të është futur edhe klubi anglez, Hull City.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi nga Championshipi anglez është i gatshëm t’i paguajë 12 milionë euro për futbollistin kosovar, aq sa i kërkon Lazio për shitjen e kartonit të tij.

Por, nuk dihet nëse Muriqi do të pranojë të luajë në nivelin e dytë të futbollit anglez.

Ndërkohë, atë e do edhe Mallorca, ku la mbresa të mira për gjysmë viti, por që klubi spanjoll s’është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga “Biancocelesti”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco