Messi i zemëruar me shokun e tij të skuadrës, ja çfarë i ka kërkuar Leo

Messi i zemëruar me shokun e tij të skuadrës, ja çfarë i ka kërkuar Leo

17:58, 29/06/2022

Lionel Messi nuk është i kënaqur me sjelljen e shokut të të tij kombëtares Rodrigo De Paul dhe i ka kërkuar hapur atij që të heshte.

Futbollisti i Atletico Madrid prej muajsh është në qendër të thashethemeve në Argjentinë për shkak të jetës së tij private. Një vit më parë De Paul u nda nga e dashura e tij prej shumë vitesh Camila Homs pak ditë pas lindjes së djalit të tij Bautista dhe më pas filloi një lidhje me Tina Stoessel, një nga këngëtaret më të dashura dhe më të ndjekura në Amerikën e Jugut.

Kjo është arsyeja pse ish-lojtari i Udineses muajt e fundit është përfolur më shumë për lidhjet e tij të dashurisë sesa për lojërat në fushë dhe kjo e shqetësoi shumë Messin.

“Messi dhe një futbollist tjetër folën me De Paul dhe i kërkuan që të hesht”, tha gazetari Rodrigo Lussich në programin televiziv Socios del espectaculo.

Një tjetër gazetare, Karina Iavicoli, shtoi: "Edhe Diego Simeone nuk është i kënaqur me situatën. Ai i thoshte: "Bëj çfarë të duash, por mos bjer kaq shumë në sy".

Të gjithë lojtarët e tjerë ishin në anën e Messit, pasi Leo dëshiron që të gjithë bashkëlojtarët e tij të jenë plotësisht të përgatitur dhe të fokusuar në Botërorin e ardhshëm, i cili mund të jetë i fundit për lojtarin e Paris Saint-Germain.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco