Pagë simbolike për yllin suedez, Ibra rinovon kontratën me Milanin

Pagë simbolike për yllin suedez, Ibra rinovon kontratën me Milanin

17:21, 29/06/2022

Në kampin e Milanit është gjithçka gati për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic. Suedezit, të cilit i skadon kontrata me kuqezinjtë në 30 qershor, është gati për të firmosur rinovimin një vjeçar që parashikon një pagë fikse “simbolike” (disa qindra mijëra euro), të cilave do tu shtohen bonuse që lidhem me prezencat dhe paraqitjet në fushë.

Ibra u operua në gju në 25 maj dhe rikuperimi pritet të zgjasë rreth 7-8 muaj. Klubi shpreson që sulmuesi të kthehet në dispozicion të Piolit pas pauzës së Kupës së Botës.

Zlatan do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit edhe për një sezon, që mund të jetë i fundit i karrierës së tij. Suedezi ka një rol të rëndësishëm në skuadër, edhe kur nuk zbret vetë në fushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco