Zyrtare/ Një brazilian për mesfushën e Kukësit, zyrtarizohet afrimi i ri

Zyrtare/ Një brazilian për mesfushën e Kukësit, zyrtarizohet afrimi i ri

16:57, 29/06/2022

Kukësi ka prezantuar afrimin e gjashtë në merkato pas Kristi Kote (mesfushë), Antonio Ilieski (mbrojtje), Ante Zivkovic (sulm), Jakup Berisha (sulm) dhe Arbër Basha (mesfushë). Klubi verilindor ka firmosur me Agnaldo Moraes për dy vitet e ardhshme.

28-vjeçari brazilian ka luajtur më parë me Kastriotin dhe Skënderbeun, ndërkohë që ka provuar disa aventura në Finlandë dhe Norvegji. Moraes aktivizohet si mesfushor ofensiv, por mund të bëjë mirë edhe rolin e sulmuesit të majtë. Lojtari latin zhvilloi sezonin e kaluar 24 ndeshje në total me ekipin korçar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior“, lexohet në postimin zyrtar të Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco