Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare 'Oran 2022'

Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare 'Oran 2022'

15:06, 29/06/2022

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Distria ka arritur edhe fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” dhe tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike kësaj radhe ka fituar në gjysmëfinale ndaj xhudistes spanjolle Ana Perez.

Me këtë fitore, xhudistja pejane ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Megjithatë, Distria do të luftojë për të na bërë krenarë me një medalje të artë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco