Një tjetër shqiptar në planet e Interit, Marash Kumbulla shihet si zëvendësues i Skriniar

Një tjetër shqiptar në planet e Interit, Marash Kumbulla shihet si zëvendësues i Skriniar

14:44, 29/06/2022

Interi është mahnitur nga futbollistët shqiptarë. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, përveç Kristjan Asllanit që ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me zikaltrit, drejtuesit e Interit hedhin sytë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniar, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës.

22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A ka koleksionuar 17 ndeshje teksa nuk ka shënuar asnjë dhe asistuar asnjë herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco