Thiago Silva fton Neymar te Chelsea

Thiago Silva fton Neymar te Chelsea

14:07, 29/06/2022

Thiago Silva është në “perëndim” të karrierës, por mbrojtësi duket se po bën mirë edhe rolin e agjentit te Chelsea.

Së fundmi, braziliani ka deklaruar se, Neymar duhet të lëvizë nga PSG dhe t’i bashkohet Chelseat.

“Nëse ai do të largohet nga PSG, atëherë ai duhet të bashkohet me Chelsean. Besoj, se nuk është e nevojshme të flasim për aftësitë e Neymar, sepse të gjithë e njohim. Përveç kësaj, ai është një mik i mirë për mua. Shpresoj që kjo të ndodhë”, tha mbrojtësi i cili më parë ka luajtur së bashku me Neymar në Paris.

PSG ka njoftuar se braziliani është në shitje dhe klubi do të pranonte të dëgjonte çdo ofertë në drejtim të tij.

Chelsea është një nga klubet e pakta në botë që mund të përballojë Neymar, kartonin dhe pagën e tij.

Londinezët janë shumë aktiv në merkato dhe me ndryshimin e pronësisë, klubi mbetet ende një superfuqi dhe tani zërat për transferimin e Neymar në Londër pritet të ndizen akoma dhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco