Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VIDEO/ Lukaku përfundon vizitat mjekësore tek Interi, surprizohet kur del nga klinika

VIDEO/ Lukaku përfundon vizitat mjekësore tek Interi, surprizohet kur del nga klinika

12:46, 29/06/2022

Romelu Lukaku është blerja e re e Interit. Sulmuesi belg menjëherë sapo zbarkoi në aeroportin e “Linate”-s, ka kryer menjëherë të gjitha ekzaminimet mjekësore në klinikën “Humanitas” në Rozano të Milanos.

Pas vizitave mjekësore, Lukaku është pritur nga tifozë interistë që ndodheshin jashtë ambienteve të klinikës, ku kanë brohoritur në kor emrin e bomberit belg teksa ky i fundit i përshëndeti fansat e tij, i cili i risheh sërish pas një viti distancë.

29-vjeçari është rikthyer sërish të veshë fanellën zikaltër pas titullit kampion të fituar në sezonin 2020-2021.

Në sezonin që përfundoi, Lukaku është aktivizuar gjithsej me fanellën e Chelseat në Premier Ligë në total në 26 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe nuk mundi dot të dhurojë asnjë asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco