Shitja më e shtrenjtë në futbollin dardan, talenti i Llapit transferohet në Turqi

Shitja më e shtrenjtë në futbollin dardan, talenti i Llapit transferohet në Turqi

17:57, 26/06/2022

Valmir Veliu është shqiptari i radhës që transferohet në futbollit turk. Sulmuesi i majtë dardan, i cili ishte pjesë pjesë e Llapit në katër sezonet e fundit, ka firmosur deri në 2025 me Gaziantep FK, klubin që garon në elitën e futbollit turk.

22-vjeçari nga Podujeva regjistroi 11 gola dhe 16 asiste në sezonin e fundit me skuadrën e Batatinës, ndërkohë që në janarin e vitit 2020 debutoi me Kosovën në miqësoren përballë Suedisë.

Veliu, i cili kishte edhe një vit kontratë me Llapin, është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Gaziantep. Mediet dardane raportojnë se klubi turk ka paguar 160 mijë euro për kartonin e lojtarit të talentuar, shitja më e madhe në futbollin dardan.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco