Pendohet Dybala, ylli argjentinas kërkon të rikthehet te Juventusi

Pendohet Dybala, ylli argjentinas kërkon të rikthehet te Juventusi

17:47, 26/06/2022

Pas largimit nga Juventus, Paulo Dybala është në kërkim të një skuadre të re ku do të luaj edicionin e ardhshëm sportiv.

Prej disa ditësh përflitej për një kalim të skuadra e Interit, por duket se situata ka ndryshuar pasi në fokus tashmë është transferimi i Romelu Lukakut.

Sulmuesi argjentinas nuk rinovoi kontratën me Juven pasi kërkesat e lojtarit ishin mjaft të larta, ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk ia plotësoi kushtet.

Por një lajm i papritur vjen nga Spanja, me “Mundo Deportivo” që plas bombën, teksa raportohen se Dybala është penduar që është larguar nga bardhezinjtë.

Gjithashtu theksohet se në Argjentinë janë të bindur se sulmuesi i tyre po kërkon mundësinë e një marrëveshjeje për të vazhduar të jetë sërish pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco