Juventusi refuzon ofertën e Chelseat për Matthijs de Ligt

Juventusi refuzon ofertën e Chelseat për Matthijs de Ligt

16:50, 26/06/2022

Juventusi e ka refuzuar një ofertë e Chelsea për Matthijs de Ligtin.

Chelsea së fundi shprehi interesim serioz për holandezin, për të cilin thuhet se e dëshiron largimin nga “Allianz Stadium”.

Por, sipas “Tuttosport”, oferta e klubit nga Londra është refuzuar nga “Zonja e Vjetër”.

Chelsea thuhet se kishte ofruar 40 milionë euro dhe Timo Wernerin ose Christian Pulicin. Mirëpo, kjo nuk i ka bindur drejtuesit e klubit nga Torino.

Juventusi thuhet se dëshiron vetëm para, teksa 22-vjeçarin e vlerësojnë me 100 milionë euro.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse “Blutë” do të tentojnë sërish me një ofertë tjetër.

Matthijs de Ligt me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Ish-mbrojtësi i Ajaxit thuhet se e dëshiron largimin nga italianët pasi nuk arriti marrëveshje për rinovim të kontratës dhe rritje të pagës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco