Pritet zyrtarizimi tek Interi, Lukaku zbarkon në Itali me jaht

Pritet zyrtarizimi tek Interi, Lukaku zbarkon në Itali me jaht

22:38, 24/06/2022

Zyrtarizimi i Romelu Lukakut tek Interi duket thjesht një çështje ditësh, me zikaltrit dhe Chelsean që kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e belgut në Milano.

Sidoqoftë duket se 29-vjeçari nuk ka pritur zyrtarizimin e marrëveshjes për të zbarkuar në Itali, teksa po kalon pushimet në Sardenja.

Pamjet e publikuara nga vetë Lukaku në “Instagramin” e tij tregojnë brigjet e Kosta Smeraldës që ndodhet në Sardenja, vend që sulmuesi ka zgjedhur të kalojë pushimet me familjen.

Kjo zgjedhje duket të mos jetë e rastësishme, me Lukakun që do të jetë gati për të udhëtuar drejt Milanos ditën kur do të caktohet prezantimi i tij tek Interi për të dytën herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco